Sporti i Unifikuar: Atletët e Rinj Bashkojnë Forcat në Pejë

Në qytetin e bukur të Pejës, atletë të rinj, me dhe pa aftësi të kufizuara për herë të parë kanë zhvilluar një aktivitet së bashku në Sportin e Unifikuar.

Aktivitete të tilla mes atletëve të rinj me dhe pa aftësi të kufizuar kanë filluar të mbahen në baza javore, duke dëshmuar edhe një herë se sporti thyen barrierat dhe paragjykimet.
Sporti nuk është thjesht një aktivitet fizik, por një platformë për të ndërtuar lidhje, për të shkëmbyer përvoja dhe për të shtyrë përpara njëri-tjetrin.

Kjo ngjarje është vetëm fillimi i një sërë ngjarjesh të planifikuara për të përmbushur objektivat e marrëveshjes së Koalicionit për Lidership dhe Gjithëpërfshierje.