Kosova Bëhet Anëtare e Koalicionit të Lidershipit Global të Olimpiadës Speciale për Përfshirje: Një Hap i Madh për Sportin Unifikues

Kosova u bë zyrtarisht anëtare e Koalicionit të Lidershipit Global të Olimpiadës Speciale për Përfshirje gjatë një ceremonie nënshkrimi të mbajtur në Prishtinë më 22 prill 2024.

Në mesin e të pranishmëve ishin Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Daulina Osmani, Presidenti dhe Drejtori Menaxhues i SOEE David Evangelista, dhe drejtoresha Kombëtare e OSH Kosova, Drita Dushi.

Drejtor Menaxhues i SOEE David Evangelista, deklaroi se janë të përkushtuar në promovimin e sporteve të unifikuara në shkolla, klube sportive dhe më gjerë.

“Ndërsa fokusohemi në edukimin dhe përfshirjen, ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të përdorur fuqinë e sportit – në të gjitha mjediset – për të nxitur ndryshimin sistemik aty ku nevojitet më shumë. Duke promovuar iniciativat e Sporteve të Unifikuara në shkolla, klube sportive dhe për më tepër, ne nuk po forcojmë vetëm komunitetet, por gjithashtu fuqizojmë një brez ku diversiteti dhe përfshirja janë normë.”, tha Evangelista.

Ky zotim synon zgjerimin e mundësive sportive dhe arsimore gjithëpërfshirëse për të rinjtë me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale nëpër shkolla në të gjithë vendin.

Gjatë tre viteve të ardhshme, qindra edukatorë do të marrin trajnim të specializuar.