Një Hap Drejt Gjithëpërfshirjes: Lipjani dhe Olimpiada Speciale Kosovës Nisin Një Erë të Re në Sport

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me Olimpiadën Speciale të Kosovës kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme për integrimin në sport të fëmijëve, nxënësve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale.

Ky projekt do të zbatohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Arsim, e drejtuar nga z. Rasim Hasani dhe Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, e drejtuar nga znj. Anila Reqica Llugiqi.
Kryetarja e Olimpiadës Speciale të Kosovës, znj. Igballe Asllani Potera dhe drejtoresha nacionale znj. Drita Dushi shprehin besimin e tyre të plotë se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime të mëdha për personat me aftësi të kufizuara, duke i integruar ata në sport jo vetëm nga aspekti fizik, por edhe socio-emocional.
Olimpiada Speciale Kosova, me programet që ofron për sport, do të kontribuojë jo vetëm në klube, por edhe në shkolla. Një pjesë e mirë e aktiviteteve do të realizohen edhe në institucione arsimore, duke bashkëpunuar ngushtë me komunën e Lipjanit për të promovuar dhe përmbushur procesin e gjithëpërfshirjes.

Kjo marrëveshje synon të ndihmojë në zhvillimin e plotë të aftësive të këtyre fëmijëve dhe të rinjve, duke u krijuar mundësi të barabarta për të marrë pjesë aktivisht në jetën sportive të komunës së tyre.