Andi Qorolli: Superfuqia e Tij në Basketboll dhe Pasioni i Pashuar për Sportin

Atleti kosovar, Andi Qorolli ka zbuluar superfuqinë e tij në basketboll.

Basketbolli për Andin është pasion, jo vetëm sport!

Ai ishte vetëm 10 vjeç kur filloi të merrej me basketboll.

Andi ka provuar edhe sporte të tjera ekipore, si volejboll dhe futboll, këtë të fundit vazhdon ta luajë me miqtë si hobi.

Megjithatë, për Andin basketbolli ka qenë gjithmonë zgjedhja e tij e parë.

“Më pëlqen shumë. Unë gjithmonë luaj basketboll. Nuk do ta ndryshoj me sporte të tjera”, tha ai.

“Më bën të gjatë, më të mirë, më të shëndetshëm.”, tha tutje ai.

Qorolli luajti për ekipin e Kosovës në Turneun Rajonal të Basketbollit 3×3 të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Tiranë, Shqipëri nga 1 deri më 3 dhjetor 2023.

Ai arriti të shënonte në sekondat e fundit të ndeshjes për vendin e tretë kundër Shkodrës, një nga katër skuadrat që përfaqësonin Shqipërinë mikpritëse.

“Unë shënova në momentin e fundit. Ishte bukur”, kujton ai. “Fillimisht ishte e vështirë për të shënuar, por më pas u ngroha dhe më pas shënova”.

Andi është gati për garat e reja që e presin me bashkëlojtarët!