Fillon Trajnimi “Sportet e Unifikuara – Futboll i Unifikuar” në Prishtinë: Një Hap i Madh për Gjithëpërfshirjen në Sport

Sot në Prishtinë ka filluar trajnimi “Sportet e Unifikuara – Futboll i Unifikuar”, i organizuar nga Olimpiada Speciale e Kosovës.

Trajnimi po ndiqet me shumë interesim nga mbi 20 pjesëmarrës, në mesin e tyre mësimdhënës të Edukatës Fizike dhe trajner të klubeve të futbollit, të cilët po dëgjojnë me shumë vëmendje për rëndësinë e implementimit të Sporteve të Unifikuara, saktësisht të futbollit të unifikuar.

Gjatë ditës së parë ligjëruan trajnerët Besnik Jashanica dhe Fatmir Zhdrella.

Kjo gjeneratë e trajnerëve do të përgatitet në implemtimin e teknikave dhe metodave të Sportit të Unifikuar, konkretisht futbollit të unifikuar në klube, shkolla dhe në organizata.

Ky trajnim është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe shihet si një hap përpara drejt arritjes së qëllimeve të marrëveshjes “Koalicioni për Lidership dhe Gjithëpërfshirje”. Kjo është vetëm një nga ngjarjet e shumta që do të organizohen në përpjekje për të promovuar një shoqëri më të përfshirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Nesër, në ditën e dytë të trajnimit, do të vazhdojmë me pjesën praktike.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit të cilët ishin të pranishëm në këtë trajnim.