COVID-19 (Coronavirus) Information & Resources for the Special Olympics Community
Fillon Kampi i Gjithëpërfshirës ‘Young Athletes’ në Bashkëpunim me DSK Pristina
Programi “Young Athletes” po vazhdon me entuziazëm, duke përfshirë atletët tanë specialë dhe partnerët nga kopshti “Day School Pristina”.
Me kënaqësi, kemi mirëpritur edhe anëtarët e vegjël nga DSK Pristina, të cilët i falënderojmë shumë. Shpresojmë që këta fëmijë të bëhen sportistët e ardhshëm të vendit tonë.
Ky aktivitet tërhoqi edhe prindërit, të cilët kanë qenë shumë bashkëpunues.
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se nga nesër fillon kampi 1-mujor Gjithëpërfshirës për fëmijët, i organizuar në bashkëpunim me kopshtin Day School Pristina. Aktivitetet sportive dhe rekreative të kampit do të mbështeten nga Olimpiada Speciale Kosova, si pjesë e programit “Young Athletes”.
Ky kamp është krijuar për të promovuar gjithëpërfshirjen, si dhe zhvillimin fizik dhe social të fëmijëve përmes lojërave dhe aktiviteteve interaktive që inkurajojnë bashkëpunimin dhe ndërtimin e miqësive.
Jemi shumë të ngazëllyer për fillimin e këtij kampi dhe presim me padurim të shohim pjesëmarrësit tanë të rinj të angazhohen, të mësojnë dhe të argëtohen gjatë gjithë muajit që kemi përpara.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!