COVID-19 (Coronavirus) Information & Resources for the Special Olympics Community
Bashkëpunim Inspirues: Atletët e Rinj dhe Fëmijët e “Day School Pristina” në Prishtinë!
Sot, atletët e rinj në bashkëpunim me fëmijët e kopshtit “Day School Pristina” kanë organizuar aktivitetin e radhës së bashku në Prishtinë.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “Young Athletes”, i cili realizohet në baza javore.
Kjo ngjarje tregon se kur bashkëpunojmë, mësojmë të pranojmë njëri-tjetrin për atë që jemi.
Aktiviteti u organizua me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kjo ngjarje është vetëm fillimi i një sërë ngjarjesh të planifikuara për të përmbushur objektivat e marrëveshjes së Koalicionit për Lidership dhe Gjithëpërfshierje.