COVID-19 (Coronavirus) Information & Resources for the Special Olympics Community
Aktiviteti i Radhës në Podujevë: Promovimi i Gjithëpërfshirjes për Atletët e Rinj në Sport
Atletët e rinj, me dhe pa aftësi të zhvilluara intelektuale, kanë marrë pjesë në aktivitetin e radhës në qytetin e Podujevës.
Ky aktivitet është një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së bashkëpunimit që Olimpiada Speciale e Kosovës ka me komunën, duke synuar gjithëpërfshirjen e të rinjve në sport, përfshirë edhe ata nga komunitete të ndryshme.
Stërvitjet zhvillohen rregullisht çdo javë, duke ofruar mundësi për integrim kuptimplotë dhe për të nxitur përfshirjen aktive të të gjithë pjesëmarrësve në aktivitete sportive të përbashkëta.