Programi “Young Athletes”: Aktivitet Gjithëpërfshirës në Day School Pristina

Olimpiada Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Day School Pristina kanë realizuar aktivitetin më të fundit në kuadër të programit “Young Athletes”.

Ky aktivitet është një hap tjetër në angazhimin tonë për të mbështetur përfshirjen dhe zhvillimin e fëmijëve me aftësi të veçanta përmes lojërave dhe aktiviteteve fizike.

Falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Special Olympics Europe Eurasia, aktiviteti u zhvillua me sukses dhe u ofroi fëmijëve një ditë plot argëtim.

Ju ftojmë të na bashkoheni në aktivitetet e ardhshme për një ditë të mbushur me lojëra, buzëqeshje dhe energji pozitive. Pjesëmarrja e fëmijëve tuaj jo vetëm që do të jetë një përvojë argëtuese, por gjithashtu një kontribut i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e tyre.