COVID-19 (Coronavirus) Information & Resources for the Special Olympics Community
Turneu Unifikues i Futbollit: Gëzim dhe Gjithëpërfshirje në Prishtinë
Momente gëzimi nga turneu në Futbollin Unifikues, i cili u mbajtë dje në fushën sportive “Ramiz Sadiku” të Prishtinës. Ky aktivitet shënoi edhe përmbylljen e “Javës së Futbollit”.
Ky turne u organiza nga Olimpiada Speciale e Kosovës dhe është mbështetur nga Ministria e Sportit.
Turneu mblodhi mbi 60 atletë të rinj dhe partnerë nga qytetet si Prishtina, Podujeva, Gjilani dhe Ferizaji.
Të pranishëm në këtë turne ishin edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe Radiotelevizioni 21.
Po ashtu, nuk munguan edhe trajnerë, mësimdhënës, familjarë dhe mysafirë të tjerë.
Ekipi Unifikues nga Podujeva fitoi vendin e parë, Gjilani vendin e dytë, Prishtina vendin e tretë dhe Ferizajt i takoi vendi i katërt.
“Java e Futbollit” ka për qëllim gjithëpërfshirjen në sport të personave me aftësi të kufizuara intelektuale, për të nxitur një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Kjo ngjarje dëshmoi edhe një herë se sporti thyen barrierat dhe paragjykimet, ndërton ura dhe promovon gjithëpërfshirjen.