COVID-19 (Coronavirus) Information & Resources for the Special Olympics Community
Trajnimi “Sportet e Unifikuara-Futbolli i Unifikuar” Përmbyllet me Sukses në Prishtinë

Për dy ditë radhazi në Prishtinë u mbajt trajnimi për implementimin e programit “Sportet e Unifikuara-Futbolli i Unifikuar”, i cili përfundoi me shumë sukses dhe interes të madh nga të gjithë pjesëmarrësit.
Në këtë trajnim morën pjesë trajnerë të shquar të futbollit, mësimdhënës dhe ekspertë të Edukimit Fizik.
Tani kemi mbi 20 trajnerë të rinj që me profesionalizëm do të zbatojnë këtë program dhe do të kontribuojnë në gjithëpërfshirjen në sport të personave me aftësi të kufizuara intelektuale.
Ky trajnim, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave të marrëveshjes “Koalicioni për Lidership dhe Gjithëpërfshirje”.
Kjo është vetëm një nga shumë aktivitetet e planifikuara për të nxitur një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Me këtë rast, u shënua zyrtarisht edhe hapja e Javës së Futbollit të Olimpiadës Speciale, e cila do të vijojë me aktivitete të tjera.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë trajnim.