COVID-19 (Coronavirus) Information & Resources for the Special Olympics Community
Drita Dushi: Promovimi i Gjithëpërfshirjes përmes Sportit dhe Edukimit
Kjo intervistë në emisionin “Pasdite” në RTK shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e gjithëpërfshirjes për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Drita Dushi, drejtoresha nacionale e Olimpiadës Speciale të Kosovës, shpërfaq rolin e rëndësishëm që sporti ka në përfshirjen dhe zhvillimin e kësaj komuniteti.
Drejtoresha nacionale e Olimpiadës Speciale të Kosovës, Drita Dushi ishte e ftuar në një intervistë në emisionin “Pasdite” në RTK, ku u diskutua për koaliconin global për gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri përmes sportit.
Ndër të tjera, Dushi theksoi rolin e Olimpiadës Speciale në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në sport, edukim, shëndetësi dhe në fusha tjera.
Tutje, Dushi përmendi edhe aktivitetet ditore, trajnimet dhe planet e ardhshme që pritet të realizohen në disa qytete të Kosovës.
Kujtojmë se, me 22 prill 2024, Olimpiada Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport nënshkruajtën marrëveshjen për implementimin e platformës “Koalicionit Global për Gjithëpërfshirje”.
Intervisten e plotë mund ta shikoni në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=rrKmR6wZIOU