“Young Athletes” në Bashkëpunim me Kopshtin “Day School Pristina”: Të Luajmë Së Bashku për Barazi dhe Gjithëpërfshirje

Young Athletes” në bashkëpunim me kopshtin “Day School Pristina” kanë organizuar një aktivitet së bashku në Prishtinë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “Young Athletes”, i cili realizohet në baza javore.

Programi synon që fëmijët të mësojnë se të gjithë janë të barabartë dhe të luajnë së bashku me njëri-tjetrin pa dallim afësie, gjinie apo moshe.

Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Vlen të theksohet se kjo është vetëm njëra nga shumë ngjarjet që do mbahen në kuadër të përmbushjes së objektivave për marrëveshjen Koalicioni për Lidership dhe Gjithëpërfshierje.